image Pezullohen pushimet për të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore

Shëndetësi

Pezullohen pushimet për të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore

news image

Janë pezulluar pushimet vjetore të të gjithë të punësuarve në institucionet publike shëndetësore.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike që ka nën menaxhim.

SHSKUK ka bërë me dije se vendimi është marrë në koordinim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

“Në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2640475439602579?__tn__=-R