image Pezullohen ndeshjet e Australian Open, të gjithë me sytë nga qielli

Sporte të tjera

Ajri/ Pezullohen ndeshjet e Australian Open, të gjithë me sytë nga qielli

news image

Ndeshjet e sotme kualikuese të Australian Open, turne që nis më 20 janar në Melburn, janë ndërprerë nga organizatorët.

Cilësia e ajrit në Melburn është ende e keqe, si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarret.

Të gjithë janë me sytë nga qielli, në pritje të shiut, që pritet të largojë tymin. Për pasojë, është vendosur që ndeshjet të nisin në orët e pasdites. Problemet e ditës së parë, ku tenistja sllovene Jakupovic u tërhoq dhe një fëmije i ranë të kët, është marrë vendimi për të pezulluar përkohësisht ndeshjet eliminatore.

“Ne e monitorojmë vazhdimisht situatën në Melburn”, thanë organizatorët e turneut, që këshillohen edhe me stan e tyre mjekësor.