image Zjarr në një stallë në Malishevë, vdes një person

Siguri

Zjarr në një stallë në Malishevë, vdes një person

news image

Një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.

I njëjti është dërguar pas mesnatës së 3 gushtit, pa shenja  jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkruan Sinjali.

Siç njofton Policia, shkaku i vdekjes së tij dyshohet të jetë ajri i tymosur në një stallë që ishte përfshirë nga zjarri, e në të cilën gjendej viktima.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/