image "A merret dikush me këtë punë se na helmuan", qytetari ankohet për djegien e mbeturinave në Shtime

Sinjalizime

“A merret dikush me këtë punë se na helmuan”, qytetari ankohet për djegien e mbeturinave në Shtime

news image

Në orët e mëngjesit të sotëm, në fshatin Rashinc të Shtimes, ka filluar djegia e mbeturinave, në një pjesë të madhe, shkruan Gazeta Sinjali.

Tymi që po vjen si pasojë e djegies po i pengon banorët e fshatit, të cilët kanë dërguar edhe pamje në Gazetën Sinjali. 

“A merret dikush me këtë punë se na helmuan”, thotë sinjalizuesi. 

Sipas sinjalizuesit zjarri është ende ndezur dhe djegia po vazhdon.

/GazetaSinjali/