COVID-19

Të infektuar

9492

Të shëruar

5349

Të vdekur

284

Alarmante/ Zjarret rrezikojnë Australian Open, tenistja pëson krizë respiratore, bie në gjunjë

news image

Ashtu siç ishte parashikuar, emergjenca e zjarreve që kanë pushtuar Australinë ka tronditur edhe turneun e parë Grand Slem të tenisit botëror. Për shkak të tymit që ka ndotur ajrin, organizatorët e Australian Open pezulluan përkohësisht ndeshjet, pasi disa tenistë patën probleme me frymëmarrjen.

Dalila Jakupovic u detyrua të tërhiqej nga sfida, pasi një krizë respiratore e rrëzoi në gjunjë. Më parë, një prej kapësve të topave humbi ndjenjat. Po ashtu, edhe Maria Sharapova shtyu ndeshjen e saj.

Situata problematike detyroi organizatorët t’i pezullojnë sfidat e së hënës, ndërsa turneu ka rinisur sërish këtë të martë, por me rregulla të tjera. Kështu, tenistët azhornohen me normat pas matjes së ajrit përpara ndeshjeve, ndërsa arbitrat kanë të drejtë t’i ndërpresin ato për të mbrojtur shëndetin e sportistëve.

Kjo situatë e vështirë ka sjellë reagimin e shumë tenistëvë, të cilët ankohen se organizatorët po i detyrojnë të luajnë në kushte ekstreme. Ata ankohen gjithashtu se e kanë të pamundur të stërviten për shkak të tymit dhe nxehtësisë.

Pavarësisht këtyre akuzave, organizatorët e Australian Open e cilësojnë të pamendueshëm për momentin opsionin për shtyrjen e turneut të parë Grand Slam të vitit. /Gazeta Sinjali/

08126191
092651440 0fd93987 93b9 45cf 89b7 4bc0b67993b2

Shpërndaje artikullin