image Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Fushë Kosovë

Siguri

Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Fushë Kosovë

news image

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri me dije se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore nga problemet që u janë shkaktuar nga tymi.

Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/