image Petrit Ajeti u emërua sot, por kush ishin paraardhësit e tij në krye të AKI-së?

Siguri

Petrit Ajeti u emërua sot, por kush ishin paraardhësit e tij në krye të AKI-së?

news image

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka 12 vjet që është themeluar dhe vetëm drejtori i parë që ishte në krye të këtij institucioni e ka përfunduar mandatin në formën e rregullt. Të tjerët ose janë dorëhequr ose janë shkarkuar.

Petrit Ajeti, i emëruar sot është drejtori i gjashtë i AKI-së.

Bashkim Smakaj ka qenë drejtori i parë i AKI-Së, që u emërua në këtë pozitë në vitin 2009. Ai pasi përfundoi mandatin e parë, iu vazhdua një tjetër, por më pas ofroi vetë dorëheqjen.

Fatin e njëjtë me drejtorin e parë të AKI e pati edhe pasuesi i tij, Agron Selimaj, i cili për më pak se dy vite sa kishte shërbyer si “kryespiun”, kishte njoftuar se dorëhiqet për arsye familjare.

Pas dorëheqjes së Selimajt, shef i AKI-së u emërua Driton Gashi, i cili po ashtu nuk e çoi deri në fund mandatin 5-vjeçar, pasi që u shkarkua për shkak të rastit me gylenistët.

Në krye të kësaj agjencie, Gashin e pasoi ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Pas Maxhunit, drejtor i AKI-së u emërua Kreshnik Gashi, i cili qëndroi në këtë pozitë për më shumë se një vit dhe më pas u shkarkua nga ish-kryeminstri Hoti.

Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë e cila “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”. Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi dhe i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

/GazetaSinjali/