image Ramush Haradinaj i organizoi ndejë sekrete Shpend Maxhunit pas dorëheqjes nga AKI-ja

Kosovë

Dorëheqje/ Ramush Haradinaj i organizoi ndejë sekrete Shpend Maxhunit pas dorëheqjes nga AKI-ja

news image

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i ka organizuar ndejë sekrete ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhunit, pasi ky i fundit në rrethana misterioze për publikun dha dorëheqje nga ky post, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të hënën e kaluar Zyra e Kryeministrit i kishte organizuar takim lamtumirës Shpend Maxhunit. I gjithë ky takim nuk ka qenë i qasshëm për mediat, aty kishin qenë përfaqësues të lartë të shtetit.

Përveç, kryeministrit Haradinaj si dhe një pjesë e stafit të tij, në këtë takim lamtumirës kanë marrë pjesë edhe ish-kolegët e Maxhunit në AKI, si dhe ish-kolegët e Maxhunit në Policinë e Kosovës.

Në krye të delegacionit nga Policia e Kosovës burimet kanë bërë të ditura se ka qenë drejtori aktual i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar me zyrtarë tjerë të lartë nga ky institucion. Po ashtu bëhet e ditur se në këtë takim lamtumirës kanë qenë edhe përfaqësues të ICITAP-it.

Gazeta Sinjali ka pritur të konfirmohet ky takim nga këshilltarja e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, por e cila fillimisht kishte thënë se nuk ka ndonjë informatë të tillë dhe se pasi të informohet do të deklarohet për mediumin.

Nuk është bërë e ditur asnjëherë arsyeja e dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga posti i drejtorit të AKI-së. Haradinaj kishte thënë se dorëheqja e Maxhunit ka të bëjë me shëndetin e tij.

Por disa ditë pas kësaj deklarate, Policia e Kosovës kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali se Maxhuni ka kërkuar të rikthehet në Policinë e Kosovës, aty ku kishte drejtuar këtë institucion për disa vite./Gazeta Sinjali/