image Shpend Maxhuni të hënën fillon punën në Policinë e Kosovës – nuk tregohet posti i tij i ri

Kosovë

Siguri/ Shpend Maxhuni të hënën fillon punën në Policinë e Kosovës – nuk tregohet posti i tij i ri

news image

Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni është rikthyer në Policinë e Kosovës, aty ku drejtoj këtë institucion për disa vite.

Drejtori aktual i Policisë së Kosovës, Rashi Qalaj, ka konfirmuar se Maxhuni që nga e hëna do të rikthehet përsëri pa treguar postin.

“Shumë shpejt kthehet në punë, brenda javës. Që nga dita e hënë kthehet”, ka deklaruar Qalaj për T7.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, i cili ka thënë se deri më tani nuk ka njohur për ndonjë vendim. Ka thënë se kërkesa e tij është duke u shqyrtuar nga drejtori i Policisë së Kosovës.

“Nuk kam ndonjë informacion se është marr vendim për rikthimin e tij. Por e di që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka marrë kërkesë dhe është duke e shqyrtuar”, ka deklaruar Kelani për Gazetën Sinjali.