image Lama: Maxhuni dha dorëheqje për shkak të pushtetit të ri, por ky është skenari Haradinaj-Thaçi

Kosovë

Paralajmërimi/ Lama: Maxhuni dha dorëheqje për shkak të pushtetit të ri, por ky është skenari Haradinaj-Thaçi

news image

Për ish-deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, nuk ka dyshim se Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për shkak të ndërrimit të pushtetit.

Lama, përmes një reagimi në Facebook ka përshkruar një skenar, sipas së cilit kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si dhe presidenti Hashim Thaçi do ta emëronin drejtorin e ri të AKI-së ende pa u formuar qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dorëheqja e drejtorit të AKI-së, padyshim ka ardhur si pasojë e ndërrimit të pushtetit, por më e rëndësishme është loja që po pritet të bëhet në lidhje me këtë institucion”, ka shkruar Lama.

Lama dyshon seriozisht se “kryeministri aktual, z.Haradinaj, ne bashkepunim me presidentin, kanë mundësi ta caktojnë shefin e ri të AKI-së pa u formuar ende qeveria e re”.

Sipas saj, Thaçi do të mundohet që ta pengojë qeverinë e re që ta vendos një bashkëpunim normal me shërbimin informativ.

“Duke pasur parasysh se drejtori i AKI-së shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar, (neni 5.4) atehere kryeministri i ardhshëm pra, z.Kurti, praktikisht nuk mund ta shkarkojë drejtorin e ri të AKI-se pa miratimin e presidentit. Ky i fundit, do të bëjë deri në fund obstruksione dhe realisht do ta pengojë qeverine e re të vendosë një bashkëpumin normal me shërbimin informativ, me një fjalë do ta bllokojë funksionimin normal”, shkruan Lama.

Më poshtë, postimi i plotë i Alma Lamës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/alma.lama.9/posts/1709360409198458