image Petkoviq nga Kina: Kriza e krijuar nga Kosova kërcënon të përhapet në të gjithë rajonin

Politikë

Petkoviq nga Kina: Kriza e krijuar nga Kosova kërcënon të përhapet në të gjithë rajonin

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë Serbisë, Petar Petkoviq, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kinë, ka takuar sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Deng Li, i cili është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit për Bashkëpunim ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në MPJ të Kinës.

Petkoviq e njoftoi Deng Li për situatën e sigurisë në Kosovë ku ndodhet populli serb, veçanërisht pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

“Në Prishtinë nuk ka dëshirë për të arritur një kompromis, dialog dhe de-përshkallëzimin e krizës aktuale, e cila u provokua nga pala prishtinase me lëvizjet e saj të dhunshme dhe të njëanshme, organizimin e zgjedhjeve ilegale dhe pushtimin e komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës. Kriza e gjeneruar nga Prishtina rrezikon të përhapet në të gjithë rajonin”, paralajmëroi Petkoviq dhe theksoi se Kosova për 10 vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013. 

Sipas njoftimit, Deng Li theksoi se pala kineze mbështet gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete paqësore, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe theksoi mbështetjen dhe këmbënguljen e Pekinit në lidhje me themelimin e Ascoaiacionit sa më shpejt të jetë e mundur.

/GazetaSinjali/