image Petkoviq: Në Bruksel do të insistojmë për Asociacionin

Politikë

Petkoviq: Në Bruksel do të insistojmë për Asociacionin

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, thotë se nesër në vazhdën e dialogut me Prishtinën në Bruksel, do të insistojë në Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se do të insistojnë në diskutimet edhe në sigurinë e familjeve të kthyera, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë për TV Pink, ai tha se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë nesër në Bruksel, nën kujdesin e BE-së.

/Gazeta Sinjali/