image Petkoviq: Kurti në prezencën e Vuçiqit është më i vogël se "fara e lulëkuqes", gjesti i Danilos ishte heroik

Politikë

Petkoviq: Kurti në prezencën e Vuçiqit është më i vogël se “fara e lulëkuqes”, gjesti i Danilos ishte heroik

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, Danilo, iu përgjigj heroikisht provokimeve frikacake të Albin Kurtit.

Petkoviç ka deklaruar në Twitter se Danilo me mesazhin “dorëzimi nuk është opsion” në bluzën e tij ka treguar se është serb dhe se kështu mendon.

“Kurti, i cili në prezencën e presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël se fara e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij mbi djalin e Presidentit për t’i drejtuar tuba të gjata në Vidovdan! Sado frikacak të ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike. Dje, pasi policët e Kurtit u përpoqën ta detyronin të ndërronte këmishën me një mesazh që nuk u pëlqente, djali i presidentit serb tregoi se serbët e kanë parasysh kur thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, tha Petkoviq.

/GazetaSinjali/