image Petkoviq i reagon Bislimit, e quan "gënjeshtër" deklarimin se Vuçiq ka pranuar privatisht të njoh Kosovën

Politikë

Petkoviq i reagon Bislimit, e quan “gënjeshtër” deklarimin se Vuçiq ka pranuar privatisht të njoh Kosovën

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të zv.kryeministrit Besnik Bislimi i cili ka thënë se Vuçiq në takime private me zyrtarë të Brukselit e pranon që duhet ta njohë Kosovën si shtet por vetëm se duhet përgatitur terreni.

Petkoviq e ka quajtur “gënjeshtër” këtë deklarim të Bislimit dhe ka thënë se më mirë do të ishte që Kosova të fokusohej në implementimin e Asociacionit.

 “Duket se në të gjitha deklaratat e tij, përfshirë edhe këtë të fundit, Bislimi niset nga vetvetja, e cila prej kohësh në psikologji është përcaktuar si vetëprojeksion. Në fakt “Bislimi është ai që premton gjithçka në Bruksel, por kjo është një pyetje që duhet të jetë më me interes për publikun në Prishtinë. Pa kuptimin e deklaratave të Bislimit e pamë më qartë kur ai u mburr në Twitter se zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës e përshëndeti hyrjen e Prishtinës në këtë institucion, për të cilin z. Bjorn Berg e denoncoi personalisht, gjë që flet shumë për besueshmërinë e asaj që thotë Bislimi”, ka thënë Petkoviq.

“Më mirë që kryenegociatori i palës prishtinase të punojë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën u angazhua në Bruksel para delegacionit serb, por edhe para zotit Lajçak, sesa të bëjë të tilla gafa pa turp para bashkësisë vendase dhe ndërkombëtare”, ka shtuar Petkoviq.

/GazetaSinjali/