image Pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëri

Pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

news image

Pesë pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 61-vjeçar nga Korça, dy qytetarë nga Tirana, 67 vjeç dhe 81 vjeç, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Mallakastra.

Nga një mijë e 383 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar  pozitivë me koronavirus 167 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 5 mijë e 129 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq janë shëruar 253 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 199 mijë e 386 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë./TCh

/GazetaSinjali/