Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë vdekje dhe 581 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 465 pacientë nga ky virus.
Aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 276 pacientë, prej të cilëve 32 janë në terapi intensive kurse pesë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/