Të paktën pesë persona u vranë dhe 18 u plagosën të shtunën vonë në një të shtëna në një klub nate LGBTQ në Kolorado Spring.
Një zëdhënëse e policisë tha se hetimet sapo kishin filluar dhe se numri i viktimave mund të ndryshojë. Të plagosurit u dërguan në disa spitale lokale, tha ajo.
Policia mori një telefonatë fillestare për të shtënat në klubin e natës në orën 23:57, tha togerja Pamela Castro, zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Kolorado Springs.
FBI tha se ishte gjithashtu e përfshirë në hetim dhe disa ligjvënës të Kolorados dënuan të shtënat.
Guvernatori Jared Polis tregoi në një deklaratë se “individët e guximshëm” në klubin e natës kishin “bllokuar personin e armatosur”, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje.