Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 939 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur pesë persona.
Momentalisht janë 20,498 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 1,825 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 258,021, kurse i të vdekurve është 3,342 persona. /GazetaSinjali/