image Pesë raste të reja me COVID-19 konfirmohen nga komuna e Malishevës, ja nga cilat vendbanime vijnë

Shëndetësi

Pesë raste të reja me COVID-19 konfirmohen nga komuna e Malishevës, ja nga cilat vendbanime vijnë

news image

Pesë persona rezultuan pozitiv në testin për COVID-19 në Komunën e Malishevës, ndërsa shtatë tjerë kanë rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar në komunikim zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Personat e konfirmuar pozitiv, vijnë nga këto vendbanime të Malishevës: 2 Llazicë, 1 Bubavec, 1 Balincë dhe 1 Astrazup.

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë pa përjashtim, që ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore të vendit.

“Mbajtja e maskave mbrojtëse është obligative, po ashtu edhe mbajtja e distancës dhe mos qëndrimi në grumbuj të njerëzve, sikurse edhe higjiena personale dhe pastrimi i shpeshtë i duarve”, thuhet në apelin e kësaj komune. /Gazeta Sinjali/