Plakja është një proces i pashmangshëm që vihet në pah çdo vit e më shumë te njerëzit. Por, aktualisht ka disa mënyra që mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes, përcjell Sinjali.
“Bright Side” ka krijuar një listë të përbërë prej pesë pijeve, të cilat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.
Konsumoni këto pesë pije dhe do të shihni mrekullitë që bëjnë ato:
Kafeja
Hulumtimet e reja tregojnë se kafeja mund të jetë e dobishme për ngadalësimin e procesit të plakjes pasi që e mbron trupin nga inflamacioni kronik, një problem serioz që shfaqet kur fillon plakja.
Vera
Përderisa konsumimi i tepërt dhe i pakontrolluar i verës mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj, konsumimi i saj në mënyrë të kontrolluar mund të reduktojë inflamacionin dhe sëmundjet që shfaqen përderisa plakeni.
Uji
Trupi i një njeriu të rritur përmban 65% ujë dhe për këtë shkak duhet të jeni hidratuar në mënyrë që organet e juaja të funksionojnë mirë. Nëse nuk hidratoheni si duhet, atëherë, lëkura juaj mund të bëhet e thatë dhe të krijohen të çara, të cilat mund të ju bëjnë të dukeni më të vjetër. Konsumimi i ujit gjithashtu ndihmon të hiqni toksinat e dëmshme nga organizmi juaj.
Çaji
Çaji i gjelbër është shumë i pasur në efektin e “ kundër-plakjes”, pasi që parandalon që të shfaqen rrudhat në fytyrën dhe trupin tuaj. Përveç konsumimit ju mund të bëni edhe një maskë për fytyrë, duke i kombinuar çajin e gjelbër me atë të zi.
Aloe Vera
Lëngu i Aloe Verës përmban shumë aminoacide që ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen. Po ashtu, antioksidantët e pranishëm në këtë pije mundësojnë rigjenerimin e lëkurës./Sinjali/