image Si ta riktheni shkëlqimin e lëkurës?

Bukuri dhe kujdes

Si ta riktheni shkëlqimin e lëkurës?

news image

Limoni është fruti që padyshim rikthen shkëlqimin e lëkurës suaj, nëse keni menduar se ai është vetëm për t’u ngrënë, me këto këshilla do ju ndryshojë mendja, transmeton Gazeta Sinjali.

1. Zhdukë shenjat e plakjes

Vetëm aplikoje limonin drejt në zonat ku ke shenjat e para të rrudhave dhe në mëngjes laje fytyrën me ujë të ftohtë. Pas një jave apo dy, limoni do ta ketë pastruar fare lëkurën dhe fytyrës i është kthyer shkëlqimi. Nëse do një trajtim të tillë për të gjithë trupin, shto vetëm gjysmë filxhani me lëng limoni në vaskë dhe qëndro për 20 minuta.

2. Shkëlqen dhe zbut lëkurën

Për lëkurë të ndritshme dhe të butë, sërish ju vjen në ndihmë limoni. Disa zona të trupit me lëkurë të ashpër si gjunjët, bërrylat apo thembrat e këmbëve mund të zbuten me lëng limoni. Këtë herë lëkurën e freskët të frutit (pasi ia keni shtrydhur lëngun), aplikojeni në zonë të trupit: duke përfshirë gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Mbajeni për disa minuta ose edhe gjatë gjithë natës. Pas disa trajtimesh, lëkura do të jetë mjaft e butë dhe me shkëlqim.

3. Pastron pikat e zeza

Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i pastrosh mirë me lëng limoni. Nëse përdor lëngun e frutit në zonat ku ke pika të zeza dhe ta mbash për disa minuta, do të shpëtosh përfundimisht nga ato. Mbi një lugë çaji me sheqer hidh lëngun e një gjysme limoni. Më pas shto edhe pak vaj ulliri. Përhape në fytyrë duke e masazhuar me kujdes, sidomos në zonat me pika të zeza. Aplikoje disa net me radhë, derisa të vëresh që pikat e zeza janë zhdukur përfundimisht.

4. Funksioni i limonit për fytyrë të yndyrshme

Nëse ke probleme me yndyrën e lëkurës, provo një maskë. Kombino 2 lugë lëng limoni, 2 lugë vodka, 1 lugë gjelle ujë të distiluar. Vendose në fytyrë me një copë pambuku dhe pas disa minutash, shpëlaje me ujë të ftohtë. Nëse e ruan në frigorifer, maska mund të zgjasë deri në një javë.

Këshillë:
Në qoftë se lëkura jote është e ndjeshme ndaj acidit citrik që përmban limoni, atëherë mund ta hollosh lëngun e tij me ujë. Pastaj përdor një copë pambuku të pastër për ta shpërndarë më mirë në fytyrë. Është mirë të mos përdorësh lëng limoni në lëkurë para ekspozimit në diell, pasi kjo do ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj tij./Gazeta Sinjali/