image Pesë persona të arrestuar për prostitucion, në mesin e tyre edhe një 20 vjeçare - Sinjali

Pesë persona të arrestuar për prostitucion, në mesin e tyre edhe një 20 vjeçare

news image

Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë, ka realizuar një operacion policor me urdhëresës të gjykatës.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe  arrestuar pesë të dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra)  nën  dyshimin se të njëjtit kanë  kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

B.M. viti i lindjes 1988, mashkull kosovar,

M.K. viti i lindjes 1987, mashkull kosovar,

E.A. viti i lindjes 1997, femër kosovare,

Sh.A. viti i lindjes 2000, femër kosovare dhe

M.S. viti i lindjes 1988, femër kosovare”.

“Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një(1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: