Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, duke treguar ndër të tjera se, fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pesë ditë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.
Elezi bëri të ditur se, KQZ ka vendosur 15 ditë në dispozicion, për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës.
Ai tha se këto fletëvotime duhet të pranohen nga KQZ më së largu deri më 12 nëntor duke filluar nga 29 tetori. /GazetaSinjali/