Qytetarët e Obiliqit, çdo ditë ekspozohen në tym dhe në ajër të ndotur dhe kjo ka bërë që shpesh banorët të paraqesin shqetësimin e tyre edhe duke protestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Por, kjo gjë nuk duket se ka ndryshuar as këtë vit, pasi që në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, të shkrepura gjersa po ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ky qytet shihet i mbuluar nga tymi.
Përveç tymit që del nga termocentralet e KEK-ut, pothuajse asgjë tjetër nuk mund të vërehet.
Të bashkangjitura i gjeni edhe fotografitë: