Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka bërë një gabim elementar në gjuhën angleze në një postim në rrjetin social, “Twitter”.
Në këtë postim, Serbia akuzohet për mbajtjen ilegale të 1.247 eksponateve arkeologjike e etnologjike të Kosovës. Sidoqoftë, një gabim elementar në gjuhën angleze ndodhet që në fjalinë e dytë e këtij shkrimi.
“This silver forged ring, its one of them”– shkruhet nga Ministria e Kulturës.
Në fjali është përdorur gabimisht përemri pronor “its”, aty ku do të duhej të vendosej folja “is”.
Për gabime në rrjete sociale njihet më shumë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Kjo ministri disa herë ka bërë gafa, përfshirë ngatërrimin e flamujve të shteteve e të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.