image Përurohet abetarja unike në Shqipëri, merr pjesë edhe Nagavci

Arsim

Përurohet abetarja unike në Shqipëri, merr pjesë edhe Nagavci

news image

Sonte në Tiranë është mbajtur një event për përurimin e abetares së përbashkët dhe unike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në event ka qenë e pranishme ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, ajo e Kosovës, Arbërie Nagavci, ministri nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri, dhe po ashtu kryeministri Edi Rama, fëmijë e mësues.

Kushi tha gjatë fjalës së saj se kjo është mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, që nis të hënën e po ashtu njoftoi fillimin e punimeve të kongresit të arsimit.

“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.

/GazetaSinjali/