Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës, teksa varrimi i të ndjerit pritet të bëhet këtë të premte (29 gusht) në varrezat e qytetit të Obiliqit.
Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë së bashku me familjarët e tij në liqe dhe më nuk ishte gjendur.
Pranë tij ishte edhe djali i tij Arlind Shabani, reprezentues i Kosovës U19 dhe futbollist i Trepçës ’89, i cili përmes llogarisë së tij ka njoftuar për humbjen e babait dhe varrimin e tij.
Arlind Shabani i njohur ndryshe si “Luka Modric” i Kosovës është njëri ndër futbollistët më premtues në futbollin kosovar dhe shihet si një e ardhme e ndritur e Përfaqësueses së Kosovës.
19 vjeçari do të jetë jashtë fushave të blerta për pak kohë, por shkëlqimin e tij në fushën e lojës po e presin sërish të gjithë.