image Personi në Prizren keqtrajton fizikisht nënën e tij, i gjenden edhe dy armë

Kosovë

Personi në Prizren keqtrajton fizikisht nënën e tij, i gjenden edhe dy armë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës të njëjtit person i ka gjetur dy armë në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. I njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se posedon armë dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë pistoletë CZ99 si dhe 44 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.