image Personat e prekur me koronavirus në Britani të Madhe dyshohet se janë turistë nga Kina

Botë

Botë/ Personat e prekur me koronavirus në Britani të Madhe dyshohet se janë turistë nga Kina

news image

Dy personat e prekur nga coronavirusi që u konfirmuan sot në Britani të Madhe thuhet se janë turistë nga Kina.

Ata po qëndronin në një hotel në qytetin e Yorkut në Angli.

Qeveria Britanike po përpiqet të gjejë këdo që ka pasur kontakt me të dy pacientët që kaluan tre ditë në hotelin StayCity, afër teatrit Barbican në qytetin e Yorkut.

Dy të prekurit janë dërguar në karantinë me një njësi të specializuar në një spital të qytetit Newcastle.

Megjithatë shtohet frika se dikush në grupin e tyre turistik nga Kina mund të infektohet, ose dikush tjetër që ka qëndruar në hotelin e qendrës së qytetit me 220 dhoma.

Të dy pacientët me Coronavirus, aktualisht gjenden në spitalin Royal Victoria në Newcastle, i cili është një nga katër objektet në vend i cili është i pajisur për t’u marrë me pacientë infektues si kjo, pasi ka qenë në gatishmëri në krizën e SARS në vitin 2003 dhe krizën e Ebola-s midis 2014 dhe 2016./Gazeta Sinjali/