image Persona të maskuar ndalin postierin në Kaçanik, i vjedhin para dhe telefona

Siguri

Persona të maskuar ndalin postierin në Kaçanik, i vjedhin para dhe telefona

news image

Dy persona të maskuar e kanë ndalur një veturë që ishte në lëvizje, në fshatin Doganaj të Kaqanikut dhe vozitësit i kanë vjedhur mbi 500 euro dhe dy telefona, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi e ka raportuar rastin në polici dhe kjo e fundit njofton se e gjitha kishte ndodhur nën kërcënimin e armës, dje rreth orës 18:00.

Viktima mashkull ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës”, njofton policia.

Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur. /GazetaSinjali/