image Persona të armatosur, duke shkrepur grabisin pompën e derivateve në Skenderaj

Kosovë

Raporti/ Persona të armatosur, duke shkrepur grabisin pompën e derivateve në Skenderaj

news image

Një pompë e derivateve ishte cak i grabitjes nga dy persona të maskuar e të armatosur mesnatën e djeshme në fshatin Polac të Skenderajt.

Rojtari i kësaj pompe derivatesh ka raportuar në Polici se dy persona me maska, duke shkrepur me armë zjarri kanë arritur që t’i merrnin paratë nga arka e pompës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6mm.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale, derisa mësohet se të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me veturën pa targa. /Gazeta Sinjali/