Protesta kundër rritjes së çmimeve në Korçë raportohet se është përshkallëzuar.
Mediat në Shqipëri raportojnë se deputeti i Rithemelimit të PD, Edmond Spaho është përplasur me efektivët e policisë.
Protesta e qytetarëve të Korçës nisi paraditen e sotme, ndërsa ka pasur edhe bllokim të rrugëve. Revoltës së qytetarëve, përveç Spahos, i është bashkuar edhe deputetja Serina Koti.
Ndërsa qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar vijimin e protestave.
Kjo është dita e tretë e protestave atje. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa ditën e nesërme është paralajmëruar më masive.