image Përse e refuzoi numrin 10 që ia ofroi Neymari te PSG-ja, flet Messi

Futboll

Përse e refuzoi numrin 10 që ia ofroi Neymari te PSG-ja, flet Messi

news image

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për France Football ku ka folur për tema të ndryshme.

Ai gjithashtu u pyet edhe për numrin që sot mbanë në fanellë.

Pas transferimit te PSG, të gjithë prisnin që Messi të merrte numrin 10, atë që e mban Neymari.

Madje Neymari zyrtarisht ia kishte ofruar numrin 10, por Leo nga respekti nuk kishte pranuar.

10-shi ishte për të. Kam ardhur te një ekip i ri për të ndihmuar. Ishte një gjest i jashtëzakonshëm nga ana e Neymar. E prisja duke e njohur Neymarin. Kemi kaluar kohë së bashku te Barcelona dhe jemi shokë. Më dukej më e drejt që ai të mbajë numrin 10 ndërsa unë mora numrin 30, numër që më pëlqen”, tha Messi.

Messi disa ditë më parë për herë të shtatë e fitoi Topin e Artë.

/Gazeta Sinjali Sporti/