image Përplasje mes VV-së dhe OVL e UÇK-së për premtimin e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale

Kosovë

Shfuqizim/ Përplasje mes VV-së dhe OVL e UÇK-së për premtimin e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale

news image

Premtimi i Albin Kurtit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka përplasur nga Facebook-u, Hysni Gucatin, kryetar i OVL së UÇK-së dhe anëtarin e Vetëvendosjes, Avni Zogiani.

Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

E kjo deklaratë  nuk i ka pëlqyer  zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit.

Gucati i kërkon Albinit shfuqizimin e Gjykatës Speciale… me e pyet Gucatin për kë ke votuar, jam i sigurt se, po qe i sinqertë, thotë, për ata që e kane sjelle Gjykatën Speciale! Po ikni atje!”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

Kësaj i është përgjigjur kryetari i OVL-UÇK, Gucati duke thënë se mbajtja e premtimeve është obligim i secilit.

“Në mbrojtje të “babës” paska reaguar Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votuar unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”, ka shkruar Gucati.