image Pamje të rënda/ Përplaset minibusi me trenin në Turqi, gjashtë të vdekur

Evropë

Pamje të rënda/ Përplaset minibusi me trenin në Turqi, gjashtë të vdekur

news image

Sot, një përplasje midis një treni mallrash dhe një minibusi në Turqi la të vdekur gjashtë persona dhe shtatë të tjerë të lënduar, njoftoi agjencia turke e lajmeve Demiroren.

Raportohet se të gjithë personat që humbën jetën ishin brenda minibusit.

Videot e publikuara shfaqën momentin e aksidentit derisa minibusi po kapërcente shinat treni ishte duke ardhur.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale.

Në vitin 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu.

/GazetaSinjali/