image Përplasen vetura me motoçikletën në Gjilan, nuk u respektua përparësia e kalimit në kryqëzim

Siguri

Përplasen vetura me motoçikletën në Gjilan, nuk u respektua përparësia e kalimit në kryqëzim

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes, në rrugën “Abdullah Taniri”, në Gjilan, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë  motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Shkaktar i këtij aksidenti dyshohet te jetë mosrespektimi i përparësisë së kalimit nga shoferi i veturës, në kryqëzimin e rrugëve.

Kujtojmë se shumica e aksidenteve qe ndodhin ne rrugët e Kosovës, shkaktohen nga mosrespektimi i shenjave të trafikut, qe shumë herë ka çuar në raste me fatalitet.

/GazetaSinjali/