image Përplasen tri vetura në hyrje të Gjilanit, lëndohet një person

Siguri

Përplasen tri vetura në hyrje të Gjilanit, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në hyrje të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani, i cili tha se ai ka pasur lëndime të lehta dhe pasi që ka pranuar tretman mjekësor është liruar për në shtëpi.

Hashani bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, derisa me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut Rrugor./Gazeta Sinjali/