image Përplasen një kamion dhe një veturë në Klinë, lëndohet një person

Siguri

Përplasen një kamion dhe një veturë në Klinë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:15 në fshatin Poterq të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku rreth orës 17:15 në fshatin Poterq. Një kamion dhe një veturë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident. Një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/