Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:40, mes një autobusi dhe tri veturave në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Bardhosh, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/