image Përplasen mes vete dy vetura në Fushë Kosovë

Siguri

Përplasen mes vete dy vetura në Fushë Kosovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë ndërmjet dy veturave, ku sipas pamjeve të siguruara njëra nga veturat ka pësuar dëme materiale.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhë një aksident në Bresje të Fushë Kosovës. Aksidenti ka ndodhë në mes dy automjeteve dhe është regjistruar si aksident me dëme materiale”, njoftojnë nga Policia

Pavarësisht këtij aksidenti, rruga ka qenë e hapur pjesërisht për qarkullim të automjeteve./ Gazeta Sinjali/