image Përplasen me fjalë për shkak se askush nuk e liron rrugën – arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Kosovë

Raport/ Përplasen me fjalë për shkak se askush nuk e liron rrugën – arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

news image

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë për shkak se kanë kanosur me fjalë një person tjetër.

Problemi mes tyre kishte ardhur për shkak se dy personat nuk kishin larguar veturën megjithëse u kishte kërkuar viktima.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët e kanë kanosur me fjalë viktimën mashkull K/Boshnjak.  Sipas viktimës deri te kanosja kishte ardhur pasi të dyshuarit kishin bllokuar rrugën me veturën e tyre dhe viktima kishte kërkuar që të dyshuarit ta lirojnë rrugën, ata nuk e kishin larguar veturën por e kishin kanosur. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar”, thuhet në raporton 24 orësh./Gazeta Sinjali/