image Përplasen dy automjete në rrugën Lipjan - Shtime, lëndohen 5 persona

Siguri

Përplasen dy automjete në rrugën Lipjan – Shtime, lëndohen 5 persona

news image

Pesë persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën Lipjan – Shtime, sot rreth orës 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona. Me rast po merren hetuesit policorë nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/