image Përplasen dy vetura në Rahovec, lëndohet një person

Siguri

Përplasen dy vetura në Rahovec, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut mes dy veturave që ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit”, në magjistralen Rahovec – Malishevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot, pas orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të lehta trupore”, tha ai./Gazeta Sinjali/