image Përplasen dy vetura në Prizren, tre të lënduar

Siguri

Përplasen dy vetura në Prizren, tre të lënduar

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, në fshatin Landovicë të Prizrenit, sot rreth orës 12:57, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

 “Sot ka ndodhur një aksident në fshatin Landovicë të Prizrenit rreth orës 15:57. Tre persona kanë marrë lëndime të lehta”, ka thënë ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/