image Përplasen dy automjete në Podujevë, lëndohen 3 persona

Siguri

Përplasen dy automjete në Podujevë, lëndohen 3 persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 21:00, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, në rrugën ‘Skënderbeu’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rast merret njësia policore e komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/