image Përplasen dy vetura në lagjen "Bregu i Diellit", një person përfundon në QKUK

Siguri

Përplasen dy vetura në lagjen “Bregu i Diellit”, një person përfundon në QKUK

news image

Një person është lënduar sot pas një aksidenti në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë rreth orës 18:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës  18:30 në lagjen Bregu i Diellit në  Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku. Më këtë aksident kanë qenë të  përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/