Pesë persona janë lënduar si pasojë një aksidenti në Peshkëpi të Vlorës.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Shqipërisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, transmeton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, teksa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Bëhet e ditur se policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit./Gazeta Sinjali/