image Përplasen 2 automjete në autostradë, lëndohen 2 persona

Siguri

Përplasen 2 automjete në autostradë, lëndohen 2 persona

news image

Dy persona mbetën të lënduar nga përplasja e dy automjeteve, pasditen e sotme, në segmentin Suharekë – Duhël të autostradës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë segmentin Suharekë-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Krasniqi bëri të ditur se Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Gazeta Sinjali/