I pari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Ndërkohë, lidhur me vizitën e tij, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook shkruan se Tirana është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, teksa presin kryetarin Rama.
“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama.
Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, shkruan Veliaj./GazetaSinjali/