Gjatë fushatës zgjedhore është diskutuar shumë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i cili është kthyer nga Londra për të jetuar në Prishtinë.
Ai ka treguar se pse e ka bërë një gjë të tillë. Rama tha se ka marrë dy ftesa nga LDK mirëpo që me ftesën e dytë tha se e kuptoi që ishte serioze.
“Për mua është një ftesë që t’i ndihmojë qytetit tim të lindjes, ku jam lind e rrit deri në moshën 16 vjeçare. E kam këtu dashurinë dhe jam munduar qe 17 vjet që t’i ndihmojë nëpërmjet propozimeve të ndryshme për t’i shqyrtuar problemet urbanistike në forma të ndryshme, por asgjë s’është marrë parasysh për çështje të ndryshme”, tha Rama në T7.
Ai tha se ka pranuar me kusht që të fokusohet 100 për qind në Prishtinë. /GazetaSinjali/